RENDITJA E FIFA-s/ Shqipëria “ngrin”, na parakalon Maqedonia. Kosova zbret një pozicion

0
38

Shqipëria ruan vendin e 66-të në renditjen botërore të FIFA-s për muajin shtator. Humbja me Lituaninë 0-1 nuk lejoi që kuqezinjtë të ngjiteshin më lart në klasifikim. Maqedonia e Veriut parakalon ekipin tonë kombëtar duke rikuperuar 2 pozicione dhe aktualisht shkon një vend sipër nesh.

Barazimi me Moldavinë dhe humbja me Greqinë i kushtoi Kosovës një zbritje në renditjen e FIFA-s. “Dardanët” pozicionohen në vendin e 116-të.

Për sa i përket 10 vendeve të para, Belgjika kryeson me 1773 pikë, e ndjekur nga kampionët e botës Franca me 1744 pikë. Brazili ruan pozicionin e tretë më 1712 pikë. Anglia pason “Seleçaon” në vendin e katërt me 1664 pikë.

Portugalia e Kristiano Ronaldos kap vendin e pestë pas fitoreve me Kroacinë dhe Suedinë në Ligën e Kombeve. Uruguaji zbret në vendin e gjashtë. Spanja e Luis Enrikes ngjitet në vendin e shtatë, nënkampionët e botës Kroacia zbresin në vendin e tetë. 10 vendet e para plotësohen me Argjentinën (vendi i nëntë) dhe Kolumbinë në vendin e dhjetë.

Italia merr pozicionin e njëmbëdhjetë, ndërsa Gjermania ngjitet në vendin e katërmbëdhjetë.

Leave a Reply