Në kohë rekord/ Meta dekreton brenda pak minutash ministren e re te Arsimit, Evis Kushi

0
232

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar brenda pak minutash ministren e re te Arsimit, Evis Kushin.

Kjo e fundit u emërua si ministre e institucionit më të lartë arsimor pas largimit nga detyra të Besa Shahinit.

Emri i Evis Kushit, e përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama për të drejtuar Ministrinë e Arsimit, ka mbërritur mesditën e sotme në Presidencë.

Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës kishte 7 ditë afat për t’u shprehur me dekret lidhur me propozimin që vjen për ndryshimet në qeveri.

Evis Kushi është diplomuar në vitin 1997 për administrim-biznes në Universitetin e Tiranës. Në 2008 ka marrë gradën shkencore doktor (PHD) në Ekonomiks në Universitetin e Staffordshire në Angli. Dy vjet më vonë mori titullin “Profesor i Asocuar,” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe më pas “Profesor” në Universitetin Bujqësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here