Në tetor apo vitin tjetër? CDC kundër Trump për maskat dhe vaksinat

0
33

Kreu i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve në SHBA (CDC) Robert Redfield ka pasur mesazhe të kundërta nga presidenti Donald Trump.

Gjetja e një vaksine efektive është përparësi kryesore në mbarë botën, por në SHBA ku zgjedhjet presidenciale do të mbahen pas disa javëve, kjo temë po nxehet edhe më tej.

Një ditë më parë presidenti Trump tha se amerikanët do të jenë në gjendje të përdorin vaksinën që muajin e ardhshëm, duke kundërshtuar Redfiels. “Ne mendojmë se mund të fillojmë diku nga tetori”, tha Trump, i cili e quajti kreun e CDC “të hutuar” sepse parashikoi një kornizë më të gjatë kohore për një vaksinë.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ata që janë me risk të lartë do të jenë të parët që do të marrin këtë vaksinë, ndoshta në janar apo në fund të këtij viti tha Redfield në një seancë dëgjimore në kongres, por nuk ka gjasa të jetë në dispozicion në masë para mesit të vitit 2021.

Leave a Reply