Kush është Bujar Çela, babai i dy fëmijëve që u ekzekutua sot në Elbasan/ Punonte si taksist në të zezë, priste udhëtarët që vinin me autobusët e Greqisë

0
88

Qyteti i Elbasanit është “zgjuar” sot nga të shtëna armësh zjarri, të cilat i kanë marrë jetën Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. 50 vjeçari është vrarë në orën 05.45 të mëngjesit të sotëm, sapo ka zbritur nga makina e tij në një lokal te rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte si taksist. Ai priste udhëtarët që vinin me autobusët e Greqisë.

Ndërsa burime nga Policia e Elbasanit theksojnë se, pista ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hakmarrjes për shkak të problemeve të të vëllait Talo Çela, i shpallur prej disa kohësh në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Leave a Reply