I tradhtoi celulari “BlackBerry”/ Detaje te reja si u zbulua nga Italia karteli shqiptar i kokainës dhe u shkatërrua me ndihmën e Europol

0
105

Mediat italiane i kanë kushtuar mjaft hapësirë operacionit të madh “Los Blancos” të iniciuar nga Italia përmes të cilit u shkatërrua karteli ndërkombëtar i drogës i përbërë nga shqiptarë.

Mediat lokale të Firences, ku edhe nisi zanafilla e gjurmimit, zbulimit dhe shkatërrimit të këtij karteli shkruan se gjithçka nisi nga një sherr banal mes shqiptarëve. Po ashtu, gjatë hetimeve për këtë sherr, policia zbuloi një telefon celular “BlackBerry”, përmes të cilit anëtarët e organizatës kriminale komunikonin me njeri-tjetrin.

Media italiane shkruan gjithashtu se karteli shqiptar ishte mjaft i organizuar dhe operonte “50 me 50” me kartelet e Amerikës Latine, raporton abcnews.al.

Operacioni

Në orët e para të së martës, 15 shtator, u zhvillua një operacion i gjerë ndërkombëtar policie antidrogë nga ana e policisë së shtetit në Itali në qytetet e Firences, Xhenova, Modena, Pizë dhe Luka por dhe në një sërë vendesh si Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador.

Skuadra e lëvizshme e Firences dhe shërbimi qendror operativ, në bashkëpunim me ekipe të tjera të organizmave të policisë së shteteve të Bashkimit Europia të interesuara dhe policisë shqiptare, ekzekutuan disa urdhërarreste me kërkesë të prokurorisë së Firences së drejtuar nga Giuseppe CREAZZO, ndaj 30 shtetasve shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Gjatë hetimeve, është ndërtuar dinamika e një “karteli” shqiptar të quajtur “KOMPANIA BELLO”, e cila importonte nga Amerika e Jugut, sasi shumë të mëdha kokaine, dhe që financoheshin nga grupe të rëndësishme trafikantësh droge që vepronin në të gjithë Europën, raporton abcnews.al.

Sipas të dhënave të hetimeve, “KOMPANIA BELLO”, bazonte organizimin njësoj dhe paralelisht me “kartelet” e Amerikës së Jugut, dhe menaxhonte prej vitesh një pjesë të konsiderueshme të trafikut të kokainës në Europë, por dhe në kontinent, dhe është e padiskutueshme pika e referimit për grupet shqiptare të specializuara në trafikun e drogës, deri në pikën që kokaina e këtij grupi kishte logon e saj të padiskutueshme “BELLO”, të shtypur mbi paketimet e saj.

Nga hetimet janë zbuluar dhe dinamikat kriminale të bashkëpunimit dhe të degëve të grupit që përvec se në Itali dhe Holandë, kishin mbërritur dhe në Ekuador, Austri, Zvicër, Francë, Norvegji, Turqi, Gjermani dhe Belgjikë, duke pasur në dispozicion shuma të mëdha parash, dhe logjistikën e duhur.

Anëtarët e kësaj bande njihen për këmbënguljen dhe mungesën e mëshirës: disa prej tyre janë autorë të agresioneve brutale për shkak të përplasjeve në kuadër të trafikut të drogës.

Para këtij operacioni, gjatë fazave të ndryshme të aktivitetit hetues ishte zbuluar nga policia holandeze një nga grupet e kartelit, dhe ishin arrestuar në atë dhe operacione të tjera të kryera nga policitë e huaja, 84 persona në Itali dhe në Vendet e Ulëta por dhe në Ekuador, Britani të Madhe, Zvicër, Gjermani, dhe janë sekuestruar 4 ton kokainë dhe 5.5 milion euro.

Si nisën hetimet
Hetimet e nisura në vitin 2015, morën shkas nga një bandë shqiptarësh që vepronte në Firence, Modena dhe Romë, ekzistenca e të cilës u zbulua nga një episod banal që lidhej me një sherr të dhunshëm në sheshin “Medaglie d’Oro” në Firence mes disa shtetasve shqiptarë, të cilët kishin precedentë për shfrytëzim prostitucioni.

Mes personave të hetuar, rezultonin dhe disa emra të cilët kishin akuza për trafik ndërkombëtar droge, në sasi të mëdha.

Sekuestrimi i një telefoni Blackberry që përdorej nga një prej të hetuarve në Firence, që në fillim kishte siguruar prova se grupi kriminal përdorte si standard komunikimi messenger-in e Blackberry-t për të drejtuar punët e paligjshme dhe monitorimi i komunikimeve të tilla dha provën e parë të rëndësishme për nisjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve.

Mesazhet në kod mes tyre, trafikantët i dërgonin nëpërmjet platformave “SKYeç” dhe “ ENCROCHAT”.

Gjatë fazave të para të hetimeve u sekuestrua dhe sasia prej 9 kilogram heroinë në bagazhin e një automjeti.

Në atë kohë u arrestuan një 65 vjecar dhe një 48 vjecar. Në pranga përfunduan dhe dy shtetas shqiptarë të moshës 34 dhe 43 vjec që udhëtonin 30 kilometra larg nga automjeti për të mbajtur nën kontroll ngarkesën.

Sipas hetuesve droga ishte blerë në Zvicër dhe ishte drejtuar për në Firence për t’u shitur: me një vlerë prej 9 milion euro.

Nga ai episod hetimet vijuan për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm dhe kanalet e furnizimit.

Përgjimet lejuan zbardhjen e kompleksitetit të organizatës, strukturën e “kartelit” dhe shtrirjen e madhe të rrjetit të shpërndarjes së drogës.

Sipas hetimeve në drejtim të shoqatës është një shqiptar, 40 vjec, i cili kishte sasi të mëdha kokaine që e kishte blerë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kartelet në Ekuador, i cili arrinte të shpërndante më pas në të gjithë Europën.

Kreu i padiskutueshëm i grupit, duke përdorur disa sisteme të sotisfikuara komunikimi, ruante kontaktet me trafikantët e drogës së Amerikës së Jugut, organizonte shpërndarjen e drogës, dhe ndante sasitë në grupet shpërndarëse të vendosura në Itali dhe në shtete të ndryshme të Bashkimit Europian si dhe ndiqte mënyrat e veprimit duke i dhënë udhëzime bashkëpunëtorëve të tij në Shqipëri, Itali dhe Holandë rreth investimeve me paratë që fitoheshin nga ky aktivitet kriminal.

Grupi organizonte ngarkesa të mëdha kokaine prej disa kuintalësh duke ndjekur rregullin “50 e 50”, gjysma e ngarkesës ishte në pronësi të organizatave shqiptare dhe gjysma e atyre të Amerikës së Jugut.

Futja e drogës në Europë

Transportet kryheshin nëpërmjet itenerareve në det nga Amerika e Jugut në Europë, falë dhe faktit se se trafikantët ishin në gjendje të sigurinin “daljet” e ngarkesave të drogës kryesisht në portet tregtare të Europës Veriore, duke u mbështetur në bashkëpunëtorë të vendosur në pika startegjike për shkak të pushtetit të fortë korruptues të organizatës.

Pikërisht në këto porte e sidomos në Anversë, Rotterdam dhe Bremë kanë ndodhur dhe kalimet e sasive më të mëdha të drogës të llojit kokainë.

Droga më pas mbërrinte në destinacionin përfundimtar dhe automjete të pajisura me sfond të dyfishtë dhe të modifikuar për të fshehur drogën, bënin pjesën tjetër të punës.

Një pjesë e mirë e parave të fituara nga trafiku i drogës përdorej për të paguar shpenzimet ligjore në rast se anëtarët arrestoheshin si dhe për të mbajtur familjet e tyre.

Në rast se dicka e tillë ndodhte, pra nëse dikush arrestohej, anëtarëve të grupeve kriminale iu imponoheshin dënime të rënda dhe ndaj familjarëve në rast se dikush do të mendonte të bashkëpunonte me drejtësinë. 

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj