“Alo, je pozitive”, aktorja Ema Andrea zbulon telefonatën: Një kafshë pa ndërgjegje më mori nga “Shefqet Ndroqi” dhe…

0
345

Aktorja e njohur, Ema Andrea, shkruan në ‘Facebook’ se dikush e ka telefonuar me numër privat nga spitali “Shefqet Ndroqi” dhe i ka komunikuar se është pozitive me koronavirus.

Aktorja ‘shpërthen’ me tone të ashpra ndaj personit që e ka telefonuar, që sipas saj, ishte vajzë, duke thënë mes të tjerash “Bravo mamit dhe babit tend qe kane rritur nje kafshe pa ndergjegje e sigurisht injorante ne çdo fushe!”

Mesazhi i aktores:

Sapo me mora nje telefon nga nje nr privat,ne te cilin nje soj bibe ne dialekt,me thoshte qe kam dale pozitive ne korona virus se paskam qene ne nje shfaqje!
Vogelushja u prezantua si personi qe paguhet per kete pune dhe punon ne spitalin “Shefqet Ndroqi” duke leshuar shprehjen,ndoshta me te mencur ne jeten e saj
“Ben mire te jesh ne shtepi se po te sjellim ambulancen”
Oj ti goc,qe paske numrin tim e bere shoqnine me qesh,a ta kap truri qe prej ketij humori dikush mund te shqetesohet?
Po sikur te isha semure vertet?
A e kap lenda jote gri qe shume mjeke ne ate spital po rrezikojne jeten? A e kap droga jote qe shume njerez kane humbur familjaret e tyre?
A ta pret mendja qe te ka mbush mami qe une mund te ta kem ngene?
Dhe e fundit…Vertet mendon se me nr privat nuk gjehesh? Qe une nuk te gjej?!
Bravo mamit dhe babit tend qe kane rritur nje kafshe pa ndergjegje e sigurisht injorante ne çdo fushe!
Uroj mos ti ndodhe dikujt tjeter ky takim i dhunshem telefonik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here