Messi sjell sërish probleme për Barcelonën, humbet tre ndeshjet e para të sezonit

0
269

Pas një muaji përplasjesh të forta me Barcelonën, Lionel Messi pranoi se e kishte të pamundur të largohej, duke nisur përgatitjet për sezonin e tij të 18-të me skuadrën “blaugrana”.

Por tifozët katalunjas duhet të presin akoma më gjatë për të parë idhullin e tyre në “Camp Nou”. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se “Pleshti” rrezikon të mos luajë në tre ndeshjet e para në La Liga.

Gjithçka lidhet me grumbullimin e sulmuesit me kombëtaren e Argjentinës për fazën e parë në kualifikueset e Botërorit 2022.

Rregullorja e FIFA-s detyron klubet të vendosin lojtarët e tyre në dispozicion të kombëtareve, por rikthimi në Spanjë i Messi kërkon një karantinë 2-javore për shkak të masave anti-Covid. Kjo do të thotë se Messi do të humbasë sfidën e parë të Barcelonës në La Liga në program më 27 shtator kundër Villareal. Por, nëse skenari i mediave iberike do të realizohet, atëherë skuadra katalunjase dhe trajneri Ronald Koeman duhet të bëjë pa kapitenin edhe në përballjet e tjera kundër Celta Vigo dhe Sevilla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here