Vajza e talentuar la pa fjalë jurinë/ Robert Aliaj tregon : Mund të futesha në burg, më kanë hequr nga festivali 2 orë para se të fillojë sepse kisha veshur…

0
408

Na bëri të gjithëve krenare me vendin e parë që fitoi në “The Voice Kids” në Belgjikë disa ditë më parë. Gala, vajza e talentuar e artistit shqiptar Robert Aliaj la pa fjalë jurinë me zërin dhe performacën e saj të jashtëzakonshme.

Roberti ka folur sot në Abc-ja e mëngjesit për fitoren e vajzës së tij dhe ndërsa është komplimentuar nga Enkel Demi se e bija është shumë e bukur, biseda ka rrjedhur në batuta ku artisti më pas ka treguar një histori personale të tij në fillimet e karrierës.

Aliaj ka thënë se kur ka marrë pjesë në një festival është parjashtuar 2 orë para se të fillojë sepse kishte veshur xhaketë gjenerali, dhe për këtë ai rrezikonte edhe burgun.

“Me kane heq nga festivali dy orë para se të fillojë sepse kisha vesh xhaketë gjenerale, se kisha idenë se për këtë mund të futesha në burg. Luan Zhegu ishte si kruajtëe dhëmbësh. Ku Gala e ka ndryshe sot, tjetër brez. mundësi të tjera”, vijon mes të tjerash roberti duke folur për stilin e tij të veçantë që dallohej që në fillimet e tij pavarësisht rrethanave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here