Rama batuta me biznesmenin: Të mori në qafë emri im dhe të përjashtuan nga PD, por Saliu nuk ishte bio

0
360

Kryeministri Edi Rama sot ishte në Vorë për të parë nga afër punimet në kantierin e rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Gjatë inspektimit, Edi Rama ka bërë disa batuta me biznesmenin Ramë Geci.

Këtu kemi shembjen. Do të shemben një pjesë e madhe, do të bëhen rrafsh të gjitha. Ramë Geci është nga ndërtuesit më të shpejtë. I bën tamam, prandaj e përjashtuan nga partia për ca kohë, të kanë rehabilituar tani? Je akoma në riedukim, eh me Ramë të mori në qafë emri, se u duket sikur është emri im. Ai e di, ai është me PD-në, por problemi është se PD-ja është me Saliun, Saliu ishte me stazh partie kur erdhi nuk erdhi bio, ishte OMGJ” tha Rama.

Një hapësirë afro 10 hektarë, ku qendra e Vorës do të rilindë me standarde të reja e me një pamje krejt të re. 404 familjet që humbën apartamentet dhe shtëpitë natën e 26 nëntorit e sot vazhdojnë të jetojnë me qera të paguara nga qeveria deri në përfundim të rindërtimit, do të kthehen në një shtëpi më të bukur e më të fortë dhe në një lagje shumë herë më të bukur e më miqësore për të gjitha moshat” u shpreh më tej Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here