Google search engine
Home Sociale Rritje pensioni për naftëtarët/ brenda tetorit mbyllet verifikimi i kërkesave, ja kategoritë...

Rritje pensioni për naftëtarët/ brenda tetorit mbyllet verifikimi i kërkesave, ja kategoritë që do të jenë prioritet i ISSH

0
324

Verifikimi i aplikimeve nga naftëtarët për rritje pensioni do të përfundojë brenda majit të ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur deputetja Antoneta Dhima, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook dha sqarime mbi ecurinë e ligjit për trajtim me pension shtesë të naftëtarëve, minatorëve dhe metalurgëve në të gjithë vendin. Ditën e djeshme ajo ka realizuar një takim me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, zotin Andius Olldashi, në Fier, ku diskutuan mbi procesin e trajtimit me pension suplementar të këtyre kategorive. Deputetja sqaron, që me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Institucioni i Sigurimeve Shoqërore ka filluar punën për verifikim të dokumenteve dhe shpërndarjen e shumës. Sipas saj, fillimisht janë marrë në trajtim dosjet e punonjësve më të vjetër dhe në një periudhë kohore për 10 muaj janë shqyrtuar 3 mijë kërkesa vetëm në Fier. “Zhvillova një takim me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, zotin Andius Olldashi, me të cilin diskutuam mbi zbatimin e ligjit nr. 29, datë 23.05.2019 “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”. Deri në fund të muajit tetor do të përfundoj procesi i shqyrtimit të kërkesave të pensionistëve mbi zbatimin e ligjit. Zbatimi i ligjit nga ana e kësaj drejtorie ka filluar me pensionistët ish-naftëtarë duke respektuar ata më të vjetrit në moshë dhe nga fundi i nëntorit të vitit 2019 e deri më tani janë shqyrtuar 3,000 kërkesa nga 5, 116 kërkesa që janë administruar nga kjo drejtori”, njofton Dhima. Prioritet tjetër i institucioneve përgjegjëse në zbatimin e këtij ligji ka qenë dhe kategoria e ish-punonjësve të lindur në vitin 1951, proces që ISSH është përpjekur ta mbyllë sa më parë, por është vonuar për shkak të mbylljes së zyrave nga shpërthimi i pandemisë dhe izolimi i vendit për gati 3 muaj. “Deri tani janë shqyrtuar kërkesat e pensionistëve të lindur në vitin 1951 dhe në fund të shtatorit fillon shqyrtimi i kërkesave të të lindurve në vitin 1952. Ky proces duhet të kishte përfunduar po për shkak të pandemisë Covid- 19 si në çdo institucion tjetër edhe në këtë drejtori puna u ndërpre”, thekson Dhima.

250 pensione të reja me trajtim suplementar

Ndër të tjera deputetja Antoneta Dhima tregoi se institucionet përgjegjëse janë kujdesur që të përfitojnë trajtim suplementar edhe ata të cilët janë futur në skemën e pensioneve në këto 10 muaj. Konkretisht ajo tregoi se në këtë periudhë kohe janë regjistruar si pensionistë të rinj dhe kanë marrë në të njëjtën kohë pension suplementar 250 naftëtarë në këtë zonë. “Gjatë këtyre 10 muajve nga ana e kësaj drejtorie është punuar edhe për lidhjen e pensionit të pleqërisë për 250 naftëtarë, të cilët përfitojnë paralelisht edhe trajtimin financiarë suplementarë të statusit të naftëtarëve. Duke e parë si të nevojshme për t’u ardhur në ndihmë këtyre kategorive të punëve të vështira”, shkruan Dhima. Sakaq që nga fillimi i vënies në zbatim të ligjit tregohet se mbi 1mijë naftëtarë kanë marrë trajtim financiar në bazë të statusit të plotë të vjetërsisë në punë, 800 të tjerë kanë marrë njohjen pjesërisht të vjetërsisë në punë. Ndërsa vetëm 592 kërkesa nuk janë aprovuar për shkak se aplikantët nuk përmbushnin kriteret e vendosura në ligj. “Deri më tani 1, 608 pensionistë kanë përfituar trajtimin financiar suplementar të statusit të naftëtarit me vjetërsi pune të plotë. 800 pensionistëve ju është njohur pjesërisht vjetërsia në punë dhe kanë përfituar trajtimin financiarë suplementarë për punën e kryer në sektorin e naftës. 592 pensionistëve të tjerë të cilët kanë bërë kërkesë për përfitimin dhe trajtimin financiarë suplementarë të statusit të naftëtarëve nuk kanë përfituar pasi nuk plotësojnë kriteret e ligjit dhe Vendimeve të Këshillit të Ministrave”, tregoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here