Google search engine
Home Politike Rama kundër përdorimit të teknologjisë/ PS gati të shtyjë mbledhjen e Asamblesë...

Rama kundër përdorimit të teknologjisë/ PS gati të shtyjë mbledhjen e Asamblesë Kombëtare

0
338

Partia Socialiste është gati të shtyjë sërish mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Fillimisht data e Asamblesë ishte vendosur për në 4 shtator, por më pas u shty për në datë 11 shtator. Mirëpo ndërkohë që data 11 po afron dhe pritej që Asambleja të mbahej në këtë datë, burime pranë PS i thanë gazetës se Asambleja do të shtyhet sërish. Asambleja Kombëtare ishte menduar të ideohej ndryshe këtë herë si pasojë e kushteve të vështira që ndodhet vendi për shkak të pandemisë së Covid-19. Me masat e vendosura për të shmangur përhapjen e virusit, ishte menduar që Asambleja të zhvillohej online, ku një pjesë do të ishin të mbledhur dhe pjesa tjetër do u bashkohej përmes platformës online. Arsyeja kryesore se pse do të shtyhet sërish për një moment të dytë asambleja, është se kryeministri Edi Rama nuk e ka pëlqyer këtë formë, pra një pjesë të jetë e pranishme fizikisht dhe pjesa tjetër të bashkohet online. Rama ka dashur që të jenë të gjithë të pranishëm fizikisht në Asamble. Ndërkohë arsyeja se pse kryeministri insiston tek një asamble ku të gjithë të jenë të pranishëm, është se, pritet që pikërisht në asamble ai të njoftojë ndryshimet në qeveri, të cilat kanë kohë që po përfliten. Dy ditë më parë ishte vetë kreu i grupit parlamentar të PS që e konfirmoi diçka të tillë, duke thënë se ka vend për përmirësime dhe se PS do të pyesë popullin për mendimin e tyre për ministrat e deputetët e më pas do të vlerësojnë performancën e gjithsecilit. Po ashtu pritet që Rama në Asamble përveç ndryshimeve në qeveri, të paralajmërojë edhe krerët e bashkive. PS është zotuar për ta fituar një mandat të tretë në vitin 2021, andaj edhe ndryshimet në qeveri janë të pritshme. Ndërkohë më 3 shator kryeministri Rama pati një takim më krerët e bashkive, takim i cili u mbajt në qytetin e Elbasanit. Ky takim i Ramës me kryebashkiakët, erdhi pas takimit me grupin parlamentar të PS-së. Në takimin me grupin parlamentar, në fokus ishte vendosja e drejtuesve në qarqe si dhe ndarja e detyrave para fushatës. Rama u dha disa këshilla krerëve të bashkive. E para ishte promovimi i punëve në rrjetet sociale dhe të jenë më të angazhuar në postimet që bëjnë. Porosia e dytë ishte për kryebashkiakët, qytetet e të cilëve janë prekur nga tërmeti, të cilët të kenë një vëmendje të shtuar ndaj banorëve si dhe së treti u ka kërkuar që theksi të vendoset te rritja e punësimit jo vetëm në shtet por dhe në privat. Ndërsa takimi i Ramës me deputetët u mbyll me një paralajmërim të fortë, se nëse nuk japin gjithçka për të siguruar votat për PS nuk do të jenë në formacionin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here