Këshilltarja e Berishës kundër zgjedhjeve në prill, ironizon keq Bashën dhe Kryemadhin: Pse duhet me i lënë Ramës 5 muaj kohë?

0
278

Këshilltarja e Sali Berishës, Erla Mëhilli ironizon opozitën drejtuar nga kreu i PD Lulzim Basha sa i takon nxitimit për zgjedhjet e reja.

Sot në Presidencë po zhvillohen diskutime të ethshme për zgjedhjet parlamentare teksa opozita ka propozuar si datë të përbashkët për zhvillimin e tyre, 18 prillin.

Nga ana tjetër, Rama e Meta janë dakord për cilëndo datë përveç 2 majit për shkak të Pashkëve por për Mëhillin, zhvillimi i zgjedhjeve para shtatorit, kur dihet që qeveria me Kushtetutë qendron deri në shtator, është kohë e fituar për Ramën i cili sipas saj do ketë kështu mundësi të blejë deputetë të rinj.

“Nje gjë se kuptoj. Për ca arsye duhet nxituar me datën zgjedhjeve, kur dihet se qeveria është ne detyrë, me Kushtetutë, deri në shtator. Pse duhet më i lënë Ramës pesë muaj kohë për të bërë blerje deputetesh të rinj ( mbase dhe duke  kthyer në favor të PS rezultatin e zgjedhjeve) por dhe pesë muaj kohë për të kaluar vendime e ligje duke qenëse ai ka dhe ekzekutivin dhe legjislativin

Nejse, këta duhet ta dine më mirë.

ps: unë nuk zë mend, prap vazhdoj mendoj si njeri normal”, përmbyll Mëhilli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here