Basha pas takimit me Metën në Presidencë: Shqiptarët duan zgjedhje sot!

0
304

Kryetari i PD, Lulzim Basha është pritur në takim nga presidenti Ilir Meta, në vijim të konsultimeve për datën e zgjedhjeve parlamentare të 2021.

Basha shoqërohej në këtë takim nga ish-deputeti Oerd Bylykbashi. Takimi në Presidencë zgjati rreth 25 minuta.

Në prononcimin për mediat Basha tha se shqiptarët presin zgjedhje sot dhe jo nesër. Ai theksoi se me rëndësi për opozitën janë zgjedhjet e lira.

“Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot. Ata duan zgjidhje sepse janë të lodhur nga propaganda. Pra shumica absolute kërkojnë zgjedhje sot. Për ne rëndësi ka procesi i lirë dhe i ndershëm. Ta mbyll me shprehjen në Nënë Terezës meqë nesër ka shenjtërimin. E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma, ndaj të fillojmë të punojmë për të sotmen.”, u shpreh Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here