Dy punëtorët humbën jetën/ Arrestohet një inxhinier, tjetri në hetim

0
276

Dy punëtorë humbën jetën dje, njëri në një pallat në ndërtim dhe tjetri në një fabrikë parafabrikati. Polici bën të ditur se njëri prej inxhinierëve është arrestuar ndërsa tjetri është në hetim. Ndërkohë janë arrestuar dhe 9 shtetas të tjerë.

NJOFTIMI

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 9 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• E. H., 37 vjeç, pasi në fshatin Priskë e Madhe, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

• S. L., 63 vjeç, pasi në rrugën “Besa”, u konstatua jashtë banesës, duke thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

• D. K., 34 vjeç, inxhinier (drejtues teknik), pasi ditën e djeshme në një pallat në ndërtim, duke punuar, ka rënë nga kati i dytë punëtori, shtetasi I. B., i cili ka gjetur vdekjen në vend.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Xh. S., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.62 mg/l, ka përplasur mjetin me drejtues E. M., 69 vjeç, dhe si pasojë e përplasjes shtetasi E. M. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

P. K., 35 vjeç, A. K., 45 vjeç dhe Z. R., 39 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

A. P., 31 vjeç, pasi në Sauk, duke drejtuar mjetin tip “Chevrolet”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të bërë testin e alkoolit.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.


U referuan materialet për shtetasin E. B., 39 vjeç, inxhinier në një firmë që merret me prodhimin e parafabrikateve, pasi ditën e djeshme, në Bulevardin Blu, gjatë kohës që ka qenë duke punuar me një nga pajisjet për prodhimin e zgavrave metalike në këtë firmë, ka humbur jetën punëtori me iniciale B. M., 35 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here