Altin Basha largohet pas 17-vitesh nga ‘Portokalli’/ Emri i ri që po përflitet që do e zërë vendin e tij

0
419

Pas 17 vitesh në ‘Portokalli’, regjisori Altin Basha do të largohet nga spektakli i humorit. Prej ditësh në media aludohej për largimin e tij në një tjetër televizion me të cilin kishte lidhur kontratë.

Një lajm i tillë ende nuk është konfirmuar nga regjisori, por konfirmohet nga burime për dritare.net.

Ndërkohë mësohet se aktori i humorit Florian Binaj, i cili do të vazhdojë të qëndrojë në spektakël, do të mbajë një peshë me rëndësi dhe mund t’i besohet (ose i është besuar) gjysmë-drejtimi i ‘Portokallisë’. Emri i tij ende nuk është konfirmuar.

Gjatë verës u mësua se edhe Xhemi Shehu e Salsano Rrapi janë larguar nga spektakli dhe nuk dihet ende se kush do të jenë moderatorët e rinj.

Mësohet se listës së të larguarve nga Top Channel, i është shtuar edhe një prej moderatorëve kryesorë të Portokallisë, Salsano Rrapi. Pas 13 vitesh në këtë television, 11 prej të cilave si moderator i Portokallisë, Salsano Rrapi dha dorëheqjen, po ashtu edhe Xhemi Shehu. Gjithashtu nje emër tjetër i rëndësishëm i Top Channel, Gaz Paja, bëhet me dije se i është shtuar listës së të larguarve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here