Aeroporti i Rinasit del me njoftim për të gjithë ato që do udhëtojnë në Belgjikë dhe Gjermani

0
281

Aeroporti i Rinasit ka bërë një njoftim për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë  në Belgjikë dhe Gjermani.

TIA ka bërë me dije se për të udhëtuar drejt këtyre dy vendeve të BE-së, duhet të plotësojnë një formular.

Njoftimi ka ardhur nga autoritetet shëndetësore të Gjermanisë dhe Belgjikës dhe ka për qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Belgjikë dhe Gjermani

Njoftohen të gjithë pasagjerët që udhëtojnë për në Belgjikë dhe Gjermani, që në përpjekje për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në këto dy vende, janë të lutur të plotësojnë formularin e mëposhtëm përpara udhëtimit.

Njoftimi vjen nga institucionet shëndetësore të Gjermanisë dhe Belgjikës.

Ju faleminderit për bashkëpunimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here