Shërbimet në e-albania në gusht dominon certifikata familjare e fundit dëshmia e penalitetit

0
649

Në muajin gusht ka ndryshuar tërësisht panorama e shërbimeve që kërkohen online në faqen zyrtare të e-Albania.

Të dhënat zyrtare lidhur me këtë muaj tregojnë se në këtë muaj u bënë rreth 144 mijë aplikime për certifikatë familjare ndërkohë që në vend të dytë është shërbimi për të marrë vërtetim për pagesën e kontributeve. Aplikimi i formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës ishte i treti me 102 mijë aplikime.

Edhe shtetasit që jetojnë jashtë kanë pasur një numër të lartë aplikimesh për pasaportë dhe kartë identiteti në nivelin 63 mijë aplikime. Gjatë muajit gusht edhe pse afati i fundit ishte 31 korriku ka vijuar aplikimi për depozitimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të auditit duke kapur nivelin mbi 55 mijë. Në listën e dhjetë shërbimeve më të përdorura janë renditur edhe deklarimi i kontributeve nga punëdhënësit, pagesa e energjisë, aplikimi për kartë shëndeti dhe e fundit certifikata e gjendjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit).

Sa i takon shërbimeve më të përdoruara në muajit gusht të Ministrisë së Punëve të Jashtme në e-albania figuron në vend të parë aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti pasuar nga aplikim për leje kalimi me 4607. Tek lista e shërbimeve më të kërkuara janë prokurat e veçanta, aplikim për vizë aplikim për gjendjen gjyqësore, leje martese e kështu me radhë për t’u mbyllur me aplikim për vërtetim konsullor me 647 kërkesa.

Në total vizitat në portal gjatë këtij muaji ishin 5.69 milionë. I konsiderueshëm ka qenë edhe numri i përdoruesve të rinj të regjistruar që në gusht shënoi nivelin 49 834. Përdorues në aplikacionin mobile janë 63 302. Numri total i përdorimeve të shërbimeve elektronike ishte 1.2 milionë. Në statistikat e gushtit jepen edhe detaje për aplikimet për leje ndërtimi ku rezultojnë 1674 të tilla.

Faqja e E-Albania në tërësi ka rreth 1921 shërbime, një numër ky që ka ardhur në rritje të vazhdueshme muaj pas muaji dhe në mënyrë më dinamike gjatë muajve të pandemisë duke synuar që të sigurohet distancimi fizik dhe sa më pak radhë pranë zyrave të administratës. Gjithsesi një pjesë e shërbimeve ende mbeten të varura nga paraqitja fizike pranë zyrave të institucioneve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here