Prokuroria nis hetimet pas dy rasteve të vetëvrasjes në “Shefqet Ndroqi”

    0
    280

    Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet tashmë pas dy rasteve të vetëvrasjes në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, që tashmë njihet si COVID-2.

    Mësohet se hetimet kanë nisur për akuzat mjekim të pakujdeshëm dhe shkaktim të vetëvrasjes. Një 29-vjeçar u hodh nga kati i katërt i spitalit pak kohë më parë i cili ishte në fazën e shërimit nga koronavirusi, por në kushte të rënduara psikologjike.

    Ndërsa mbrëmjen e djeshme një 65-vjeçar u vetëhodh nga ballkoni i spitalit. Bëhet fjalë për vjehrrin e ish deputetit socialist Gjetan Gjetani.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here