“Virusi nuk mori pushime”, Europa po i kthehet shifrave të infeksionit të marsit

0
311

Numri i infektimeve të koronavirusit në Europë po kthehen në nivelet e muajit mars, kur virusi pushtoi kontinentin, sipas kreut të Agjencisë së Shëndetësisë së Bashkimit Europian.

“Virusi nuk ka fjetur gjatë verës. Ai nuk mori pushime”, ka thënë Andrea Ammon të mërkurën, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Në të gjithë Europën janë 46 raste për 100 mijë banorë, ka shpjeguar ajo. Në mars ishin 40 raste për 100 mijë banorë, duke arritur në prill në 70 raste për 100 mijë banorë. Rastet e reja po shfaqen tek të rinjtë, por ajo thotë se rihapja e shkollave nuk ka vendos para një rreziku të rritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here