Aksident i trefishtë në aksin Fushë Krujë-Milot/ plagosen rëndë 6 vajza

0
287

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fushë Krujë-Milot në afërsi të fshatit Luz. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosura gjashtë vajza.

Pesë prej vajzave ishin nga Dibra dhe po udhëtonin në një makinë. Një vajzë tjetër nga Lezha ishte duke udhëtuar e vetme në makinën e saj.  Mjeti tjetër në të cilën udhëtonte një djalë i ri ka pësuar vetëm dëme materiale. Ornela Osmani 25-vjeçe nga Dibra ishte shoferja ku po udhëtonin të pesta vajzat, ndërsa Alketa Volaj 33-vjeçe nga Lezha ishte shoferja tjetër.

Të gjashta vajzat janë plagosur rëndë dhe po dërgohen në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Mjeti me të cilin udhëtonin vajzat nga Dibra me banim në Tiranë ishte tip ‘Benz A Class’. Ndërsa mjeti tjetër ku  udhëtonte vajza nga Lezha ishte tip ‘Peugeot’.

Shkak i aksidentit sipas policisë është shpejtësia tej normave të lejuara, dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here