Hodhi foshnjen në koshin e plehrave, zbardhet dëshmia e nënës: Nuk kisha…

    0
    273

    Një ditë më parë policia bëri të ditur se një foshnje është gjetur e pajetë në një kazan plehrash në Tiranë, dhe më pas u identifikua dhe nëna e cila u shoqërua në komisariat.

    Në dëshminë e saj ajo ka thënë se foshnja lindi e vdekur dhe nuk kishte para për varrimin.

    Foshnja ka qenë e futur në një kuti kartoni e mbështjellë me një çarçaf dhe është gjetur nga një person që mbledh kanoçe, në lagjen “Ali Demi”.

    “Policia ka ardhur rreth orës 1 e gjysmë. Ishte kutia, brenda në kuti ishte fëmija dhe ishte mbështjellë edhe me çarçaf dhe ishte shkruar ‘seksi mashkull’”, u shpreh dje njëra nga banoret e zonës.

    Ndërsa personi që e gjeti kutinë e dyshimtë e më pas pa se brenda saj kishte një foshnjë dhe lajmëroi Policinë, ka treguar se si ka vepruar sapo ka parë beben.

    “E kam gjetur rreth orës 12:00. E kam parë në një qese blu. E kam hequr qesen, e kam hapur dhe në atë moment kam parë krahun që ishte foshnje. Kam lajmëruar Policinë dhe ajo ka ardhur urgjentisht. E hapa kutinë dhe pashë që ishte foshnje dhe kam lajmëruar Policinë direkt. Ka ardhur ambulanca. Shkova bëra deklarata dhe më lëshuan. Tregova si i gjeta. Kam hequr vetëm shiritin se lexonte ‘seksi mashkull’. Kutinë e kam hapur me shkop. Aty u tmerrova dhe lajmërova Policinë”, u shpreh ai.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here