Pasi u mbyll Gjykata e Apelit, merret vendimi i menjëhershëm për një tjetër institucion të rëndësishëm ne Vlore

0
257

Në qytetin e Vlorës u raportua mbyllja e Gjykatës së Apelit, por pas këtij institucioni mbyllet edhe kati i dytë i AKU-së, pasi numri i stafit të të punësuar që janë infektuar me Covid-19 është rritur.

Në Gjykatën e Apelit të Vlorës, një person i punësuar ka rezultuar i infektuar me koronavirus. Gjithashtu pas tij u është bërë tamponi edhe personave të tjerë që kanë patur kontakt me të infektuarin dhe kanë rezultuar pozitiv edhe  tre punonjës të tjerë. Dyshohet se punëtorët e tjerë janë prekur me Covid-19, por pritet që të dalë rezultati i analizave, për ta vërtetuar këtë.

Ndërkohë në AKU, kati i dytë i institucionit është mbyllur, pasi një inspektor ka rezultuar i infektuar.

Kujtojmë se ditën e djeshme humbën jetën 3 persona me Covid-19 duke e çuar në 228 numrin total të jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë. Dhe u raportua për 120 raste të reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here