Çfarë u nevojitet qytetarëve që do udhëtojnë drejt Greqisë nga dita e sotme? Flet drejtori i Kufirit dhe Migracionit

0
45

Drejtori i Kufirit dhe Migracionit Eduart Merkaj ka apeluar qytetarët që udhëtojnë drejt Greqisë që të informohen mbi rregullat e reja që ka çdo shtet lidhur me hyrjen në territorin e tyre.

 “Duhet pasur me vete përgjigjet e COVID-19 negativ, të përkthyera në anglisht, së bashku me numrin e pasaportës, si dhe aplikimi në KLF, një aplikacion i çelur nga shteti grek qysh nga fillimi i masave,  në travel.gov. gr, ku gjenden të gjitha masat për të hyrë në territorin grek, dhe brenda 24 orëve merret një përgjigje elektronike për secilin aplikues në qoftë se është miratuar apo jo kalimi i tij”, thotë Merkaj për A2.  

Sipas Merkajt, shërbimet e policisë do të ndalojnë automjetet që udhëtojnë në drejtim të kufirit sapo të përmbushet numri i limituar për kalimet e shtetasve në Kakavijë dhe Kapshticë.

Momentalisht vetëm dy pika kufitare janë të hapura me Greqinë, ajo e Kakavijës dhe e Kapshticës ndërsa 2 pikat e tjera, ajo e Qafë Botës dhe 3 Urat janë të mbyllura prej 2 javësh.

Leave a Reply