U shkarkua si kreu i Gjykatës së Lartë/ Ardian Dvorani merr postin e ri

0
385

Pas largimit nga kreu i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani ka zgjedhur të shkojë në Gjykatën e Apelit Administrativ.

Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e fundit vendosi publikimin e pozicioneve të lira në nivel apeli, për gjyqtarin Dvorani, i cili kishte të drejtën e caktimit në një pozicion të tillë.

Dvorani ishte ftuar që të zgjidhte një nga pozicionet si: Gjykata e Apelit Tiranë, Gjykata e Apelit Administrativ, Gjykata e Apelit Durrës, Gjykata e Apelit Korçë, Gjykata e Apelit Gjirokastër, Gjykata e Apelit Shkodër.

Kujtojmë që Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftimi  mbarimin e mandatit për Ardian Dvoranin, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë që prej viti 2005.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here