I bëri thirrje SPAK ta hetojë, Shkëlzen Berisha i përgjigjet menjëherë Taulant Ballës: Brenda javës…

0
38

Djali i ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha ka reaguar në rrjetet sociale menjëherë pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar Taulant Balla në Kuvend, që i bëri thirrje SPAK-ut ta hetojë.

“Tualet, pse ngjiresh duke i bërë thirrje SPAK-ut dhe nuk shkon vetë aty të bësh kallëzim?

Nuk të pinë ujë shpifjet apo ke frikë nga ndonjë hetim për apartamente të dhuruara, për udhëtime, shpenzime e tendera me trafikantë droge.Mos u lodh duke folur në emër të SPAK-ut tualet, shko dhe bëj kallëzim! Brenda javës paditesh për shpifje!” shkruan Berisha.

Balla ndërkaq deklaroi se Shkëlzen Berisha, duhet të hetohet nga SPAK për shkak se sipas deputetit socialist, “ka kredi të padeklaruara për fabrikën e boronicave apo të ndonjë fabrike tjetër manaferrash”.

Leave a Reply