Greqia jep lajmin e mirë për punonjesit sezonal

0
317

Qeveria greke ka shtyrë deri në 31 dhjetor të këtij viti, lejen e posaçme për punonjësit sezonal.

Mësohet se është dërguar qarkorja e posaçme pranë drejtorive të decentralizuara të emigracionit në prefektura në të cilën, urdhërohen drejtoritë e emigracionit, të pranojnë aplikime për punonjës sezonalë, deri ne 31 dhjetor 2020.

Qarkorja sqaron se mbetet e pa ndryshuar proçedura, pra kushdo punëdhënës në sektorin bujqësor, dëshiron të punësojë një emigrant nga vendet e treta, mund të kryeje aplikimin pranë zyrave të decentralizuara të emigracionit në prefekturën e zonës që banon, të plotësojë një deklaratë përgjegjësie për punëdhenësin, me detyrimin e gjetjes se banesës, ta ketë të siguruar të paktën 20 ditë në 3 muajt e ardhshëm, të paguajë një taksë legalizimi 100 euro për punonjës, si dhe të sigurojë kushtet e jetesës për punonjësin sezonal.

Procedura kryhet brenda 48 orëve nga dita e dorëzimit të dokumentave. Me këtë shtyrje,mundësohet hapja e tregut të punës për mijëra emigrantë shqiptarë të interesuar për punësim sezonal në Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here