“Po kryeni një krim”, Leonard Solis thirrje të fortë Ministrisë së Shëndetësisë: Lejoni të bëhen…

0
534

Ish-ministri i shëndetësisë, Leonard Solis ka deklaruar se kapacitetet testuese të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) nuk janë të mjaftueshme për të përballuar situatën e pandemisë së COVID-19. Ai ngre shqetësimin për rrezikun që vjen nga përhapja e infeksionit në spitale dhe pamundësisë për t’i kontrolluar ato.

Sipas ish-ministrit “testimi i vonuar sjell pasoja të jashtëzakonshme”. Solis thotë se pacientët që paraqiten në spitale duhet që në kartelën e tyre me patjetër të kenë të shënuar rezultatin e analizave për COVID-19.

“Ministria e Shëndetësisë po kryen një krim duke mos lejuar strukturat private të kruhen me thonjtë e veta të mbrojnë shëndetin e mjekëve të personelit, të mjekëve dhe sidomos të pacientëve të tyre,” – u shpreh ai.

Solis tha se duhen krijuar shumë qendra për kryerjen e testimeve dhe marrjen e mostrave, të cilat sipas tij mund të analizohen edhe në rrethe. Decentralizimi i kryerjes dhe analizimit të testeve, sipas ish-ministrit mund t’u japë mundësi edhe kompanive që të testojnë dhe të garantojnë punonjësit e tyre që të vazhdojnë aktivitetin.

“Padyshim që ka plot qendra private, ju mendoni që spitale që kryejnë ndërhyrje të ndërlikuara në tru, zemër, apo pankreas nuk bëka dot një palo-tampon?!” – tha ish ministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here