Kush po e pengon “Zgjedhoren” Basha apo Kryemadhi?/ Zbardhen detajet pse opozita nuk iu përgjigj dje ambasadores Yuri Kim për të firmosur marrëveshjen

0
270

Pas deklaratës së djeshme nga ambasadorja Yuri Kim se topi tani është në fushën e Lulzim Bashës për miratimin e Reformës Zgjedhore, disa detaje kanë dalë në dritë pse nuk u hodh firma nga dy përfaqësuesit e opozitës, veç Hajdarit dhe Gjiknurit.

Mësohet se pika e mbetur lidhet me Administrimin Zgjedhor. Sot Partia Socialiste e ka pranuar propozimin e opozitës që komisionet të kenë këtë përbërje: 1 komisioner zgjedhor jopartiak, 2 anëtarë- vëzhgues nga maxhoranca, 2 anëtare vëzhgues nga opozita.

Kjo tërheqje e socialistëve, e ka bërë ambasadoren Yuri Kim optimiste, e cila ka qenë gati të shpallë marrëveshjen, por diçka e ka bllokuar.

Një “po“ mungonte nga selia e PD, por jo nga Basha.Ishte Kryemadhi që, megjithëse fizikisht e pamundur, shkoi tek zyra e aleatit, për të kërkuar një detaj, të përcaktohej që në 2 anëtarët- vëzhgues të opozitës, njëri të jetë i LSI shkruan Dosja.al.

Kjo kërkesë nuk është pritur mirë nga Basha, i cili, pavarësisht konfirmimit të frontit opozitar, i druhet pozicionit të ardhshëm të LSI.

Deri në mbrëmje vonë, kur ambasadorja doli përpara mediave me marrëveshje në dorë, nuk arritën ta gjenin gjuhën. Oerd Bylykbashi nuk mund të kthehej në tryezë pa Petrit Vasilin, marrëveshja nuk nënshkruhej dot pa firmën e përfaqesuesit të LSI. Pritet sot një tjetër bisedë që mund të sjellë lajmin e mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here