Përdhunimi i 15-vjeçares/ Shokon drejtori i shkollës, nxjerr detajet e forta për 65-vjeçarin: Babai s’është ankuar

0
70

Abaz Dogu, 65 vjeç përdhunoi një 15-vjeçare dhe videon e aktit intim e kishte shpërndarë me tre të rinj, të cilët e shantazhonin vazhdimisht atë të kryente marrëdhënie seksuale edhe me ta.

Për një kohë të gjatë, ai shkruante në mure “Sa** K*va” derisa e reja u dorëzua dhe kreu marrëdhënie seksuale me të.

Rezultoi se i moshuari kishte punuar si roje në shkollën ku studionte e mitura. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe drejtori i shkollës. Për news24 ai ka shokuar kur ka thënë se roja punonte pa një kontratë pune. Gjatë një debati me avokaten në studio, ai ka mohuar se Abaz Dogu është punësuar nga ai, por nga organet e tjera kompetente.

Ai gjithashtu është shprehur se babai i vajzës nuk është ankuar për rojen e shkollës.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Babai i vajës iu është ankuar për rojen, çfarë masash keni marrë?

Drejtori i shkollës: Ngjarja për të cilën flisni është për një periudhë të shkuar. Nga informacioni që kam mbledhur, pasi unë jam vënë në dijeni vetëm kur është publikuar, nuk ka pasur asnjë ankesë për ish-rojen dh e ish-nxënësit. Nuk ka ardhur babai i vajëz për një sjellje anormale, se po të kishte ardhur një gjë do të ishte bërë.

Pyetje: Djali i rojes ka ardhur dhe iu ka kërkuar t’i ndërroni turnin?

Drejtori i shkollës: Këto janë çështje familjare. Nuk është ndryshuar kategorikisht turni i rojes.

Pyetje: Pse u mjaftuat vetëm me heqjen nga puna?

Drejtori i shkollës: Nuk e kam hequr unë nga puna. Është pushteti vendor që e bënë. Është i pasaktë dhe i pavërtetë pohimi se kam ndërruar turnin dhe kam shkarkuar rojen. Ka një vit që ky roje është larguar nga shkolla jonë. Më 30 korrik të 2019 ai nuk ka qenë më në shkollë.

Pyetje: Kush është arsyeja e largimit?

Drejtori: Ai është zëvendësuar nga organet kompetente.

Pyetje: Këto prindër pse paguajnë para për rojen e shkollës?

Drejtori: Janë kontribute. Brenda hapësirës së shkollës fëmijët kanë qenë plotësisht të sigurt.

Pyetje: Kush janë kriteret që duhet të plotësojë një roje shkolle?

Drejtori: Kriteret i përcakton organi përkatës, nuk i përcaktoj unë. Unë nuk kam asnjë udhëzim që përcakton kriteret, nuk jam unë punëdhënësi për atë person.

Pyetje: A ke pasur një mekanizëm, si ke funksionuar ti që të dish si trajtohen nxënësit nga roja?

Drejtori: Roja ka ushtruar detyrën pa një kontratë pune. Ju po deformoni procesin. Lërini organet komptente të flasin.

Leave a Reply