Pësuan një krizë në martesë dhe deklaruan ndarjen/ Rrëfehet bashkëshorti i aktores shumë të dashur ‘Bihterit’: I kam propozuar 16 herë për martesë, unë bie në dashuri me të çdo mëngjes

0
261

Në mediat turke por jo vazhdon të ketë interes dhe të jetëshumë e komentuar historia e dashurisë së aktores Beren Saat me këngëtarin Kenan Dogulu.Çifti vitin e kaluar pësuan një krizë në martesën e tyre dhe deklaruan ndarjen, por shumë shpejt u rikthyen bashkë kur kuptuan se nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin.

Këngëtari së fundmi ka treguar se i ka propozuar 16 herë aktrores dhe i ka blerë 6 herë unazën.

“Bashkëshortja ime është si një kopësht botanik që çel çdo ditë lule. Unë bie në dashuri me të çdo mëngjes”-është shprehur Kenan Dogulu.

Këngëtari ka treguar gjithashtu se kohën bashkë në vetëkarantinë e kalojnë duke shkruajtur këngë dhe poema të cilat do t’i publikojnë kur karantina të ketë përfunduar. Beren Saat dhe Kenan Dogulu u martuan në vitin 2014. Çifti u njohën në vitin 2012 gjatë një mbrëmjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here