Google search engine
Home Aktualitet “The show must go on”, një program nga Teatri Kombëtar me krijimtari...

“The show must go on”, një program nga Teatri Kombëtar me krijimtari të autorëve shqiptarë dhe të huaj

0
494

Teatri Kombëtar vjen së shpejti me programin “The show must go on”. Një program që ka bërë bashkë aktorët e teatrit, ku sipas institucionit mund të ndiqet live në rrjetet sociale. Programi nis mbrëmjen e datës 9 dhe do të vijojë deri më datë 12 të këtij muaji. Për këtë program të ri të Teatrit Kombëtar aktorët prej disa ditësh kanë zhvilluar punën në shtëpitë  e tyre, me pjesë të zgjedhura të krijimtarisë letrare, që do të lexohet në netët e “The show must go on”, që është menduar këto kohë nga institucioni. Krijimtari e zgjedhur nga autorët si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, etj, do të lexohet nga aktorët e Teatrit Kombëtar në këtë program, që do të jetë në orën 19:00. Teatri shprehet se programi po zhvillohet në një kohë kur ky muaj është “Prilli i leximit” dhe e quan edhe si një udhëtim, me krijimtarinë letrare. ““Prilli i leximit” na ka gjetur këtë vit në shtëpi vendi më i sigurt për të gjithë ne. Ndaj me autorët dhe veprat më të njohura botërore si dhe aktorët më të mirë të skenës tonë, ju ftojmë të udhëtojmë së bashku përmes ekranit të rrjeteve sociale. Në Facebook (Teatri Kombëtar) dhe në Instagram (teatrikombëtar.tk)”, shprehet institucioni. Pjesë e këtij programi të Teatrit Kombëtar aktorja e njohur Flaura Kureta thotë se “The show must go on”, që është ndarë në disa net ka angazhuar artistët, të cilët po punojnë për realizimin e tij, por këtë herë puna jo për në skenë, por nga shtëpitë. “Ne po punojmë me kushtet, që kemi në shtëpitë tona. Po punojmë përmes internetit me telefon, cilësia mund të lërë për të dëshiruar edhe pse ne me interpretimin tonë do të bëjmë maksimumin. Është një bërë një skaletë pothuajse me të gjtihë aktorët. Në këtë nismë është shumica e artistëve të teatrit me përjashtim të 3-4 vetave, që mungojnë”, tregon aktorja Flaura Kureta, një nga emrat e vlerësuar të teatrit me aktivitetin e saj në skenë.

Puna me programin

Teatri Kombëtar shprehet se programi “The show must go on” do të nisë së shpejti, ndërsa si pjesë e tij aktorja Flaura Kureta thotë se po zhvillohet dhe për të qenë sa më pranë artdashësve këto kohë, të qëndrimit në shtëpi. “Është një platformë online, për të qenë sa më pranë artdashësve, dhe për të zbutur pak shpirtin  e njerëzve në këtë kohë të vështirë”, pohon Kureta. Një krijimtari e zgjedhur nga autorë shqiptarë dhe të huaj, ku aktorja Flaura Kureta do të lexojë nga krijimtaria e autorit Lasgush Poradeci. Aktorja thotë që ky është projekt ambicioz, i cili është menduar të zhvillohet gjatë kësaj kohe të vështirë. “Janë poezi dhe tregime, ese, intervista, fabula, sonete nga këta autorë që janë përzgjedhur për programin. Nga Lasgush Poradeci unë do të recitoj tre poezi, që janë ato me titull “Dremit liqeri”, “Dimër” dhe “Kur shtrohet vala”. Për ne është një projekt ambicioz brenda karantinës dhe ne si aktorë e kemi marrë shumë seriozisht”, vijon aktorja Kureta. Në jetën artistike aktorja Flaura Kureta është prezantuar para publikut me drama dhe komedi të ndryshme në teatër, jo vetëm të autorëve shqiptarë por dhe të huaj. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here