Google search engine
Home Aktualitet Shfaqi simptoma të koronavirusit, qytetari në Sarandë bën lëvizjen e papritur, ndërhyjnë...

Shfaqi simptoma të koronavirusit, qytetari në Sarandë bën lëvizjen e papritur, ndërhyjnë autoritetet

0
363

Ditën e sotme një qytetar në Sarandë ka ndjerë shqetësime dhe pa u drejtuar fare në spitalin e Sarandës, tentoi të ikte në Greqi, sipas tij për t’u trajtuar në spital në Filat.

Pavarësisht tentativës së tij për t’u larguar drejt Greqisë, ai u pengua në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës, ku autoritetet atje i sugjeruan që të drejtohej për në spitalin e Sarandës.

Ndonëse autoritetet në kufi nuk e lejuan kalimin e tij, qytetari këmbënguli, me pretendimin se ishte minoritar grek dhe se pala greke do ta linte pa problem të hynte në Greqi.

Mësohet se qytetari është kthyer sërish nga rruga dhe është drejtuar për në spitalin e Sarandës, ku bëri edhe tamponin. Tashmë ai ndodhet në izolim në banesën e tij, ndërkohë që pritet të vijë përgjigja e analizës nga Tirana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here