Përfaqësuesi i Ministrisë greke të Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras njoftoi edhe 60 raste të reja të infektuara me koronavirusit, duke e çuar totalin në 1673.
Ai gjithashtu njoftoi për rritjen në 68 të numrit të vdekjeve, pasi ndërruan jetë 9 pacientë në spital. Mosha mesatare e viktimave është 74 vjeç.
92 pacientë të tjerë mbeten në njësitë e kujdesit intensiv të spitaleve greke.
Duke folur në të njëjtën konferencë për shtyp, zëvendësministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias njoftoi se masat e bllokimit do të zgjaten deri më 27 prill.









































