Rritet numri i rasteve me të infektuar në Serbi, në vetëm 24 orë numri kaloi në treshifror

0
269

Në Serbi, brenda 24 orëve, janë regjistruar 111 më shumë pacientë me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1171 raste të konfirmuar me Covid-19.

Nga raporti i fundit i autoriteteve shëndetësore, u testuan 637 individë, 111 prej të cilëve rezultuan pozitivë.

Deri më tani, në laboratorin kombëtar të Institutit të Shëndetit Publik janë testuar gjithsej 5008 persona. Numri i viktimave në Serbi ka shkuar në 31.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here