POLITIKE 29 vite nga masakra e 2 prillit, Fatos Klosi: Sajesë e madhe e PD dhe e Saliut, provokuan vrasjen e 4 personave për të ardhur në pushtet

0
382

Si sot 29 vite më parë, më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën. Gjatë një proteste masive të organizuar nga Partia Demokratike u ekzekutuan 4 persona të pafajshëm. Sot përkujtohet ajo që njihet ndryshe masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, por megjithatë ka ende dilema se kush e organizoi dhe çfarë ndodhi atë ditë. Gazeta foli me ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i cili dha detaje mbi këtë ngjarje.

Duke folur për gazetën “SOT”, e teksa i referohet rrëfimit të avokatit të familjeve të viktimave, zoti Klosi u shpreh se ngjarja e 2 prillit ishte një sajesë dhe u provokua nga PD, ndërsa theksoi se si protestë u përdor për të përfituar politikisht. Madje, ish-kreu i SHISH vë në dukje faktin se ish-kryeministri Sali Berisha dhe sidomos njerëz të Partisë Demokratike në Shkodër synonin që të vinte sa më shumë në pushtet, kështu që sajuan protestën e 2 prillit. “Nuk di shumë detaje nga ngjarja e 2 prillit ’91, pasi kam dëgjuar shumë versione. Por unë gjithsesi i kam besuar një versioni të avokat Nasip Bezhanit që është marrë me këtë ngjarje, madje ka qenë avokat i familjeve të dëmtuara, pra të atyre që u vranë në 2 prill të vitit 199. Avokat Bezhani në të gjithë përpjekjet e tij për t’i dëmtuar familjet e dëmtuara, arriti në përfundimin se ngjarja e 2 prilli ishte një sajesë një lojë e madhe e vetë Partisë Demokratike për të acaruar situatën. Nga kjo pikëpamje njerëzit e PD në Shkodër me urdhër nga lart e nga Saliu kanë sajuar dhe e sollën atë situatë për të përfituar politikisht dhe acaruar njerëzit, në mënyrë që të bënin më të shpejtë ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike. Kjo është e gjitha. Natyrisht që Berisha ka pasur gisht në atë ngjarje, pasi edhe braktisja e kësaj ceremoninë tregon se atë e bren ndërgjegjja”, deklaroi ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”.

Po çfarë ndodhi realisht në 2 prill 1991 dhe si rrodhën ngjarjet? Asokohe, zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991, u fituan nga Partia e Punës, që gëzonte ende mbështetje në zonat rurale, të cilat përbënin asokohe shumicën e popullsisë, në një kohë që qytetet e mëdha me në krye Tiranën dhe Shkodrën, dhanë sinjalin e madh të ndryshimit, duke votuar për Partisë Demokratike, që ishte themeluar vetëm 3 muaj e gjysmë më parë. Por ky rezultat u prit me zhgënjim të madh dhe revoltë, veçanërisht në Shkodër, kryeqendrën e veriut dhe një ndër qytetet me të goditura nga diktatura, gjatë regjimit gjysmëshekullor mono-partiak. Të bindur se zgjedhjet ishin manipuluar nga Partia e Punës dhe Sigurimi i Shtetit, mbështetësit e PD vendosën të mbajnë në datën 2 prill një protestë në sheshin përballë Komitetit të Partisë së Punës në Shkodër. Autoritetet morën masa të forta, duke iu druajtur përshkallëzimit të situatës.  Protesta nisi rreth orës 8.00 të mëngjesit. Situata u acarua menjëherë dhe nisën përplasjes mes protestuesve dhe forcave speciale. Në orën 8.15 u raportua vdekja e protestuesit të parë, Bujar Bishanaku. Ndërkohë në orën 08:45, u vranë Nazmi Kryeziu dhe Arben Broci, ky i fundit një figurë e njohur e lëvizjes studentore që solli pluralizimin. Ndërkohë rreth orës 10:00, u qëllua për vdekje edhe Besnik Ceka. Për këto vrasje u bënë përgjegjës snajperistë e pozicionuar në tarracën e Komitetit të Partisë së Punës në Shkodër. Numri i të plagosurve mendohet se ishte 58. Megjithatë, edhe sot e kësaj ditë kjo ngjarje është e pazbardhur dhe ka shumë dilema rreth saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here