“Kjo molekulë mund të parandalojë infektimin e qelizave”, Genc Sulçebe jep lajmin e bujshëm për ilaçin ndaj koronavirusit

0
300

Profesori i Imunologjisë Genc Sulçebe ka dhënë shpresë se mund të gjendet një ilaç për koronavirusin. Ai i referohet  një firmë austriake e cila ka zhvilluar një molekulë që mund të parandalojë infektimin e qelizave të rrugëve të frymëmarrjes nga koronavirusi.

Ai shkruan:

“Nje lajm shume interesant i dites se sotme:
Nje firme austriake, Apeiron AG, ka zhvilluar tashme me biologji molekulare molekulen rekombinante ACE2 qe eshte receptori i virusit SARS-CoV-2 dhe ka filluar provat klinike te te semuret COVID-19.

Kjo molekule mund te parandaloje infektimin e qelizave te rrugeve te frymemarrjes nga virusi duke u lidhur me virusin dhe duke e penguar ate te futet ne qelize. Nqs ka sukses do te ishte medikamenti me me efekt
per te ndalur virusin”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here