A përfitojnë qeramarrësit që nuk kanë kontrata? Kryeministri Rama tregon skemën çfarë do ndodhë

0
278

Kryeministri Edi Rama u pyet mbrëmjen e sotme rreth afatit që ka Akti Normativ mbi pagesat e qerave ku tha se është vendosur për dy muaj por që në fund të këtij afati shumat do të shlyhen nga qeramarrësit në të ardhmen në mënyrë proporcionale.

Rama tha se mund të zgjasë edhe më shumë por edhe më pak se dy muaj situata me pandeminë por nëse zgjat më shumë do të rishihet.

Ai deklaroi në “Opinion” edhe nëse do të përfitojnë qeramarrësit që nuk kanë një marrëveshje të shkruar me qeradhënësit.

“Ne e kemi marrë këtë masë për një afat dy-mujor, mund të zgjasë më shumë por edhe më pak se kjo është e keqja e kësaj situate se nuk e dimë sa zgjat. Qeradhënësit për dy muaj nuk do paguajnë dhe me kthimin e normalitetit do të paguajnë këtë shumë në mënyrë proporcionale në të ardhmen. Mjafton që njëra nga këto marrëveshje të deklarohet nga palët, sepse në gjithë botën ekziston që marrëveshjet janë me shtrëngim duarsh, të noterizuar dhe të deklaruar. Të gjitha këto kategori do përfitojnë nga ky Akt Normativ”, tha Rama.

“Të gjithë qiramarrësit që kanë probleme do t’i drejtohen drejtorisë së tatimeve dhe qeradhënsi do të ndëshkohet me një gjobë deri në 5 -fish të vlerës së qerasë përkatëse”, shtoi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here