A dilet për shëtitje, a bëhet pazar, a shkohet në bankë? Njihuni me rregullat strikte në Itali për koronavirusin që duhet ti respektojmë edhe ne në Shqipëri

0
126

E gjithë Italia është shpallur zonë e sigurtë deri në 3 prill, me shpresën se një masë e tillë drastike do të ndihmojë në frenimin e virusit.

Njerëzit nuk dalin nga shtëpitë përveçse për arsye serioze, e kjo theksohet në një urdhër qeveritar. Po kur mund të dilet e kur jo? Për të bërë pazarin, po, thuhet në rregulloren e re të lëshuar nga ekzekutivi italian. Dyqanet e ushqimeve, por edhe të tjera, ashtu si edhe farmacitë nuk do të mbyllen. Për këtë arsye dhe nuk ka nevojë për dyndje të popullatës, sepse produktet bazike do të jenë të disponueshme në çdo rast.

E rëndësishme është të ruhet distanca prej një metri, theksohet në dekret. Lejohet dalja në park e në vende të tjera të hapura, përsa kohë mbahet gjithmonë një distancë nga të tjerët. Ato që nuk lejohen në Itali nuk janë grumbullimet, dhe qëllimi është të minimizohen sa më shumë kontaktet sociale. Mund të shkohet në bankë, por vetëm nëse shumë e nevojshme, dhe nuk këshillohet të shkohet tek mjeku apo në klinikë; mundësisht, në rast shqetësimesh, thirret mjeku për të bërë vizitën në shtëpi. Baret dhe restorantet në vendin fqinj do të qëndrojnë të hapura deri në orën 18 pasdite, por me kushtin e largësisë mes klientëve.

Megjithatë presidenti i rajonit të Venetos, Luca Zaia deklaroi se në një situatë të tillë, duhen masa drastike. “ Po vazhduan gjërat kështu, do të mbyll çdo gjë me forcë. Dua ti shoh rrugët bosh, dritat e lokaleve të fikura, plazhet dhe sheshet e zbrazura. Mos dilni për darkë me miqtë, mos takoni të afërmit, mos dilni fare. Çdo familje të qëndrojë e izoluar në shtëpi”, deklaroi ai.

Leave a Reply