Lombardia, vatra më e madhe e virusit, vijon pikun e përhapjes së infektimit, 1489 raste më shumë në vetëm 24 orë

0
67

Lombardia ishte rajoni i parë në Itali ku shpërthyen rastet e para me koronavirus. Të dhënat e përditësuara flasin për 7280 të prekur, pozitivë në testin Covid-19, 1489 më shumë se një ditë më parë.

Njoftimi u bë nga përfaqësuesi i rajonit të Lombardisë, Giulio Gallera, në një shfaqje direkte në “Facebook”.

Lombardia tashmë është shndërruar në vatrën më të madhe të përhapjes së Covid-19, jo vetëm në Itali, por edhe në Europë.

Leave a Reply