Emergjenca me emigrantët, Bashkimi Europian merr vendimin e rëndësishëm dhe bën lëvizjen e papritur

0
265

“Një koalicion me vendet “vullnetare” të Bashkimit Europian parashikon të marrin në ngarkim deri në 1500 fëmijë emigrantë aktualisht të bllokuar në ishujt grekë, si masë për mbështetje humanitare”. Njoftimi u bë nga qeveria gjermane.

“Në nivel europian, këto ditë po zhvillohen negociata për një zgjidhje humanitare, me synimin për të organizuar kujdesin ndaj këtyre fëmijëve në kuadër të një koalicioni vullnetarësh”, nënvizoi Berlini zyrtar, në një komunikatë shtypi, ku specifikon se cilat janë vendet e përfshira.

“Duam të ndihmojmë Greqinë për të përballuar situatën e vështirë humanitare me fëmijët nëpër ishuj. Ka fëmijë që kanë nevojë urgjente për kurim, ose janë fëmijë të pashoqëruar të moshës nën 14 vjeç, për më tepër femra”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here