Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu u takua me homologun britanik, Dominic Raab, me të cilin diskutoi edhe për çështjen siriane.
Në fjalën e tij, Cavusoglu i bëri edhe një herë thirrje Greqisë dhe vendeve europiane që të respektojnë ligjin ndërkombëtar “Për menaxhimin e refugjatëve”. Gjithashtu, ai akuzoi vendin fqinj se po armatos fermerët për të qëlluar në emigrantë.
Më herët, në prani të Raab, Cavusoglu kishte thënë: “Kufijtë janë hapur. Ne s’mund të detyrojmë asnjë në Turqi. Shtetet e BE-së duhet t’u japin atyre azil. BE-ja duhet të tregojë respekt për të drejtat e njeriut”.
Cavusoglu akuzoi Greqinë dhe BE-në se po përpiqen të shmangin përgjegjësitë e tyre.











































