Google search engine
Home Politike “Mos ulërit shesheve”, Rudina Hajdari tjetër mesazh të fortë presidentit Meta: Natën...

“Mos ulërit shesheve”, Rudina Hajdari tjetër mesazh të fortë presidentit Meta: Natën këta bëjnë…

0
377

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, ka reaguar sërish pas tryezës për Reformën Zgjedhore që vendosi ditën e sotme që në takimin e datës 6 mars, të diskutohet në lidhje me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe çështjen e listave të hapura.

Ajo ka thumbuar edhe presidentin Ilir Meta.

 “Sot duhet te flisnim per sistemin zgjedhor dhe per propozimin tone qe deputetet te mos i zgjedhin me kryetaret por populli nepermjet listave te hapura. Ky diskutim eshte shtyre per diten e premte me konsensus. Naten keta bejne be ne emer te kushtetutes dhe nenit dy i cili thote se sovraniteti i perket popullit, por kur vjen puna per tia dhene realisht sovranitetin popullit duke i lejuar atij te zgjedhe perfaqesuesit e vete ne kuvend, keta fillojne lojrat dhe pazaret sic kane bere per 30 vite rresht.
Dua te shpreh edhe njehere vendosmerine time dhe te opozites parlamentare per te qendruar fort dhe per te mos bere asnje kompromis lidhur me kete pike. Sovraniteti popullit nuk i jepet duke uleritur shesheve por duke hapur listat e deputeteve”, tha Hajdari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here