Koronavirus/ Greqia mendon të mbyllë portet për emigrantët. Turqia i hap, refugjatët drejt Europës

0
289

Rrezikon të bëhet kaotike sitauta e fluksit emigrator në Mesdheun Lindor. Turqia vendosi mos të bllokojë më në kufijtë e saj refugjatët sirianë, që synojnë të kalojnë në Europë.

Lajmi u bë i ditur nga mediet lokale, të cilat theksojnë se vendimi u mor pas një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga presidenti Erdogan.

Masa, që supozohet se synon të bëjë presion mbi Bashkimin Europian, u nxit nga bombardimi ajror i forcave të qeverisë siriane, i mbështetur nga Rusia, në provincën e Idlib, ku kanë humbur jetën mbi 300 civilë dhe 22 ushtarë turq.

Mungesa e reagimit nga BE dhe NATO në mbrojtje të aleatëve turq në kontekstin Sirian, për këtë arsye, e bindën Erdogan të rihapë kufijtë për të lejuar të kalojnë refugjatët, si dhe të nisë një kundërsulm për të goditur ushtrinë në Damask.

Greqia në fakt ka komunikuar një plan të ri që synon kontroll më të madh të kufijve. Portet e mbyllura nga frika për koronavirusin.

“Emigrimi tani po merr një dimension të ri, pasi flukset në Greqi përfshijnë shumë njerëz nga Irani, ku ka pasur shumë raste të koronavirusit”, -tha dje kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. “Ishujt tanë, pra, tashmë të ngarkuar nga problemet e shëndetit publik, duhet të marrin mbrojtje të dyfishtë”.

Kryeministri grek shtoi se masat e reja janë për të shmangur përhapjen e koronavirusit në ishuj. Prandaj, Mitsotakis ngriti nivelin e sigurisë në “ndalim maksimal”, për t’u konsideruar si një masë e dytë vetëm për mbylljen totale të kufijve. Kryeministri tha gjithashtu se Greqia do të nisë një fushatë informuese në gjuhët e grupeve etnike që shkojnë drejt vendit, për t’i paralajmëruar ata se Greqia nuk mund të pranojë më hyrje të paligjshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here