Kishte probleme me pasurinë, KPK merr vendimin përfundimtar për zv. Prokurorin e Përgjithshëm

0
246

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka konfirmuar në detyrë Zv. Prokurori i Përgjithshëm, Thoma Jano pasi rezultuar i pastër në të treja shtyllat e rivlerësimit, që janë pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.

Ndryshe nga raporti pozitiv i ILDKPKI, Komisioni identifikoi mosdeklarim të burimeve në rastin e blerjes së një autoveture si dhe dy balanca të vogla negative lidhur me pasurinë familjare të prokurorit si dhe të familjes së vajzës së tij, të ndarë nga trungu familjar në vitin 2008.

Thoma Jano ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ai ka punuar fillimisht si hetues dhe në fund të viteve ’90 ka drejtuar Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2002, Jano u emërua zv.ministër i Rendit Publik, detyrë të cilën e ushtroi për dy vjet.

Prej vitit 2004, ai ka punuar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në dhjetor 2019 u zgjodh në postin e zv.Prokurorit të Përgjithshëm nga kreu i këtij institucioni, Olsian Çela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here