Operacioni Forca e Ligjit i ka zbuluar pasuri me vlerë miliona euro Lulzim Berishës. Pasuritë nuk rezultojnë në emrin e tij, por të familjarëve. Sipas OFL djali i tezes së Lul Berishës, zotëron pjesën më të madhe të këtyre pasurive, duke u kamufluar pas një biznesi betoni.
Nga lista e pronave që OFL ka zbuluar se pas tyre mund të kenë Lulzim Berishën edhe pse të regjistruara zyrtarisht janë në emra të personave të tjerë, dy janë pallate në zonën mjaft të preferuar bregdetare të Qerretit në Durrës, konsideruar “parajsa bregdetare e të pasurve”, sipërfaqe të mëdha tokash, trualli, arash e ullishtesh, disa në emër të Lulzim Berishës, një pjesë e konsiderueshme në emër të motrës së tij Luljeta Berisha, por edhe të afërmve të tjerë. Po ashtu, Lulzim Berisha ka edhe një automjet tip BMW të blinduar të vitit të prodhimit 2010, një biznes bar kafe dhe 40% të aksioneve në një kompani për tregtimin brenda dhe jashtë vendit të hidrokarbureve, për të cilat gjithashtu kërkohet sekuestro.
Pasuritë e zbuluara:
-Pasuria në zonën kadastrale 8514, lloji pasuri truall me sipërfaqe 6660.50 m2, regjistruar në emër të shtetases Luljeta Berisha.
-Pasuri në zonën kadastrale 8514 me sipërfaqe totale 22940 m2 regjistruar në emër të shtetases Luljeta Berisha.
-Pasuri në zonën kadastrale 8514, ndërtesë me sipërfaqe totale 1997.50 m2 regjistruar në emër të Luljeta Berishës
-Pasuri në zonën kadastrale 8514, ndërtesë me sipërfaqe totale 2263 m2 regjistruar në emër të Luljeta Berishës
-Pasuri në zonën kadastrale 8514, ndërtesë me sipërfaqe totale 52 m2 regjistruar në emër të Luljeta Berishës.
-Pasuria në zonë kadastrale 8515 trupa me sipërfaqe 200 m2, ndërtesë me sipërfaqe 168 m2, regjistruar në emër të Luljeta Berishës.
-Truall me sipërfaqe 175 m2 dhe 55m2 ndërtesë, regjistruar në emër të A.A dhe shtetases R.A.
-Ullishte me sipërfaqe 6000 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara (Lulzim Berisha)
-Ullishte me sipërfaqe 9000 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara (Lulzim Berisha)
-Arë me sipërfaqe 4000 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuar (Lulzim Berisha)
-Arë me sipërfaqe 2250 m2 në pronësi të Adem Berisha.
-Një ullishte me sipërfaqe 1500 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara (V. Berisha)
-Ka një aktivitet si person fizik në emrin Lulzim Berisha në lagjen numër 4 Rruga “Skënderbej”, pasuria nr 4/20, zona kadastrale 8514.
-Është aksioner në shoqërinë “Rajan 2007” me objekt tregtimi brenda dhe jashtë vendit të hidrokarbureve, naftës, gazit etj, me 40% të aksioneve
-Posedon një automjet autoveturë BMW të blinduar prodhim i vitti 2010
-Llogari bankare në një bankë në Fushë-Krujë për subjektin “Bar kafe”.