Kaq shumë duhet për të rregulluar një orë? “Big Ben”-i i famshëm po rrjep Britaninë

0
30

Kostoja e riparimit të Kullës Elizabet, e cila mban kambanën e famshme “Big Ben”, është rritur me 18.6 milionë paund, për shkak të zbulimit të materialeve të dëmshme, përfshirë asbestin.

Nevoja për më shumë para u zbulua gjatë një studimi të strukturës 177-vjeçare të ndërtesës në Londrën qendrore, punimet për të cilën vijojnë prej tre vitesh.

Komisioni i Dhomës së Komunave bëri të ditur se ishte “jashtëzakonisht i zhgënjyer” që kostoja për riparimin e Kullës është rritur në 79.7 milionë paund.

Buxheti i ri do të duhet të miratohet nga zyrtarët e kontabilitetit të Dhomës së Parlamentit.

Leave a Reply