Aksidentoi të moshuarën dhe u largua me shpejtësi, Policia nxjerr akuzat që implikojnë Ilda Bejlerin

0
396

Policia e Tiranës ka dhënë informacion të detajuar rreth aksidentit të djeshëm në Bulevardin “Gjergj Fishta”, ku gazetarja Ilda Bejleri ka aksidentuar një grua dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se është sekuestruar makina e gazetares, e cila tani do të hetohet në gjendje të lirë nga prokuroria për dy akuza.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bulevardin “Gjergj Fishta”, më datë 12.02.2020, ku ka mbetur e dëmtuar shtetasja me iniciale E. Gj, 63 vjeçe, ju informojmë se: Në vijim të veprimeve hetimore, në orët e mbrëmjes grupi hetimor ka shoqëruar dhe intervistuar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasen me iniciale I. B., 33 vjeçe. Policia Rrugore e Tiranës, krahas veprimeve të tjera hetimore, me qëllim sqarimin e rrethanave, në funksion të dokumentimit të plotë të aksidentit rrugor, si pasojë e të cilit ka mbetur e dëmtuar këmbësorja E. GJ., ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të shtetases I. B., me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetases I. B, si e dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here