‘E kemi paralajmëruar Shqipërinë”, ministri i Jashtëm turk tregon për çfarë kërcënimi kanë folur me Ramën dhe masat që do merren

0
298

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Cavusoglu, pas takimit ‘kokë më kokë’ dolën në një konferencë për mediat ku deklaruan se në të ardhmen të dyja vendet do të shtojnë bashkëpunimin.

Ministri i Jashtem i Turqisë ka përsëritur rrezikun që ka vendi ynë nga organizata FETO, ndërkohë që ka kërkuar bashkepunim me vendin tone per kthimin e gulenisteve. 

Deklaraten ministri Mevlut Çavuolu e ka bere sot gjate konferences se perbahsket per shtyp me ministrin e Jashtem ne detyre te vendit tone Gent Cakaj.

“Do të jemi më aktivë dhe presim mbështetjen e palës shqiptare, në bashkëpunim tepër të ngushtë me një vend vëlla si Shqipëria. FETO nuk është kërcënim vetëm për Turqinë por edhe vendet ku ndodhet, duhet ta dinë mirë se FETO në disa vende është një organizatë që kontrollohet nga shërbimet sekrete të disa vendeve. Ne i kemi shpjeguar vëllezërve tanë për rrezikun dhe kërcënimin edhe në takimet qe kemi pasur me kryeministrin Rama dhe Gentin, se cfarë kërcënimi përfaqëson FETO për Shqipërinë”- tha ai duke shtuar se vizita e tij eshte pergatitore ne kuader te vizites se ardhsme qe do te beje presidenti Erdogan.

“Nuk kam shifra të sakta, por kemi kërkuar kthimin e anëtarëve të FETO-s. Shqipëria ka hedhur disa hapa, presim të vijojmë më tej. Nuk dëshirojmë që Shqipëria të jetë portë sigurie për FETO-n”- ka thene me tej ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here