Amnistia, ministrja Gjonaj jep lajmin që gëzon shumë familje shqiptare: I kushtohet grave dhe të miturve!

0
321

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Kjo Javë ka dhënë detaje të reja sa i përket amnistisë që ka miratuar kuvendi që favorizon gratë dhe të miturit. Gjonaj deklaroi se është treguar kujdes që nga amnistia të përfitojnë ata që e kanë arritur qëllimin e rehabilitimit.

Ajo tha se 50% e grave që përfitojnë nga amnistia do lënë qelitë dhe 50% të tjera do kenë ulje të dënimit.

“Amnistia ka një kohë që po përgatitet. Ne kemi studiuar të gjitha elementet që kanë përmbajtur dhe amnistitë e kaluara. Janë disa vjet që nuk ka pasur amnisti dhe kemi treguar kujdes që me këtë amnisti të përfitojnë ata që e kanë arritur qëllimin e rehabilitimit. Kjo amnisti i kushtohet grave dhe të miturve duke përcaktuar disa kritere më lehtësues për gratë që do përfitojnë nga amnistia. Një pjesë e tyre kanë kryer vepra penale për shkak të kushteve familjare, ekonomike dhe shpeshherë të përdorura nga persona të tjerë. Një pjesë e grave 50% e tyre do të lirohen nga institucioni dhe 50% të tjera të cilat kanë disa kritere ndaluese do të përfitojnë nga amnistia por me uljen e dënimit me 1/3. Në të njëjtën kategori janë dhe të miturit. Duke pasur parasysh që të miturit përfshihen shpesh herë në vepra penale, ne kemi studiuar të gjithë të dënuarit e mitur në institucionin e veçantë të Kavajës me qëllim që 50% e tyre të lirohen dhe 50% të përftojnë nga ulja e dënimit”, deklaroi Gjonaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here