Mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, ku foli për situatën politike në të cilën ndodhet vendi. Gjatë bisedës së tij në studio nuk i kurseu akuzat e rënda ndaj gazetarit investigativ Artan Hoxha.
Mirëpo edhe ky i fundit duket se nuk e ka lënë të kalojë paq, dhe në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ku shfaqet Berisha teksa e pret gazetari Drini Zeqo për ta shoqëruar në ambientet e TvKlan, ka komentuar edhe gazetari Artan Hoxha
“Se priti njeri nuk e priti, po inatin e pe me ke e kishte si dilte e keqja”, shkruan Hoxha me ironi, nisur nga fakti që nuk e priti Desada Metaj si zakonisht, e cila tashmë do të jetë drejtuesja e zyrës së shtypit të PD.
Mirëpo pas kësaj të shumta kanë qenë replikat që i kujtojnë Hoxhës akuzat që Berisha i kishte bërë mbrëmjen e djeshme. Kjo nxiti reagimin e ashpër të gazetarit.
“E ka provuar ballazi ai se kush jam, ja kam nxjerre kufomat nga dheu dhe ia kam lene xhenazene ne dere. E ke harruar me 22 janar 2011 me buzen e care qe fliste percarte, per cadra pistolete dhe thika me helm?! Dhe ishte akoma kryeministri qe te vriste ne bulevard, jo si sot qe eshte bere si spurdhjak…ik mbaji uturakun tani”, shkruan Hoxha.